Lidhje

Kryeministri Blair dhe presidenti Bush takohen në Washington - 2004-11-12


Kryeministri britanik, Tony Blair, ka mbërritur në Washington, ku do të zhvillojë bisedime me Presidentin Bush dhe pritet që procesi i paqes në Lindjen e Mesme të ketë përparësi në rendin e ditës.

Kryeministri Blair thotë se arritja e paqes në rajonin e trazuar është përparësia parësore e komunitetit ndërkombëtar. Zëdhënësi i Kryeministrit Blair tha se Britania dhe Shtetet e Bashkuara shpresojnë t’i përcjellin Lindjes së Mesme mesazhin se të dy vendet janë serioze rreth procesit të paqes.

Takimi i sotëm është i pari që Presidenti Bush zhvillon me një udhëheqës të huaj që nga rizgjedhja e tij javën e kaluar. Zoti Blair ka qenë objekt kritikash intensive në Britani për shkak të mbështetjes së tij të fortë për ndërhyrjen ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak. //bsa//

XS
SM
MD
LG