Lidhje

Parlamenti Evropian voton të enjten për kandidaturat e Komisionit Evropian - 2004-11-16


Tre komisione të Parlamentit Evropian rekomanduan që asambleja e plotë të miratojë kandidatët e rinj të emëruar për në Komisionin Evropian nga shefi i ardhshëm i komisionit, Jose Barroso.

Franko Fratini i Italisë, Lazlo Kovaç i Hungarisë dhe Andris Piebalgs i Letonisë siguruan miratimin e komisionit sot, pas dy ditë dëshmish. I gjithë Parlamenti Evropian do të votojë mbi kandidatët të enjten.

Zoti Fratini u mbështet më shumë për postin e Komisionerit të Drejtësisë, se sa kandidati i mëparshëm, Rocco Butilione. Zoti Butilione e tërhoqi kandidaturën, pasi u kritikua ashpër, meqë e cilësoi homoseksualitetin mëkat dhe pasi bëri disa komente që u pasuan me reagime rreth angazhimit të tij ndaj të drejtave të grave.

Anëtarët e Parlamentit Evropian thanë se hungarezi Lazlo Kovaç u duk sot më i kualifikuar për postin e Komisionerit të Tatimeve, se sa për postin e Komisionerit të Energjetikës, që ishte posti i propozuar fillimisht për të.

XS
SM
MD
LG