Lidhje

Kondoliza Rajs në postin e Sekretares së Shtetit - 2004-11-17


Presidenti Bush emëroi Këshilltaren e Sigurimit Kombëtar, Condoleezza Rice në postin e Sekretarit të Shtetit, në vend të Colin Powell-it, i cili njoftoi të hënën se do të largohet nga ky post. Në qoftë se konfirmohet nga Senati, zonja Rice do të jetë gruaja e parë afrikano-amerikane që mban atë post.

Presidenti Bush e bëri njoftimin dje në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që Doktore Rice ndodhej përkrah tij. “Kondi Rice është tashmë e njohur për të gjithë amerikanët dhe pjesën më të madhe të botës. Gjatë katër vjetëve të fundit unë jam mbështetur në këshillat e saj, kam përfituar nga përvoja e saj e madhe dhe kam vlerësuar gjykimin e saj të fortë dhe të qendrueshëm. Dhe tani kam nderin që ajo ka pranuar të shërbejë në kabinetin tim. Sekretari i Shtetit është fytyra e Amerikës në botë dhe tek Doktore Rice, bota do të shikojë forcën, bukurinë dhe dinjitetin e vendit tonë”. Presidenti Bush tha se Doktore Rice ka një besim të thellë dhe të vendosur në vlerat dhe forcën e lirisë, tha presidenti Bush.

Doktore Rice, e cila ka qënë Këshilltare e Sigurimit Kombëtar të Presidentit që në fillim të mandatit të tij të parë, dihet se është një person tepër i besuar i tij. Ajo tha se po të konfirmohet si Sekretare e Shtetit, ajo do të ndjekë atë që e karakterizoi si “objektiv ambicioz” të Presidentit Bush. “Zoti President, është nder i madh për mua që më kërkohet t’i shërbej administratës tuaj dhe vendit tim edhe një herë. Dhe është një nder shumë i madh për mua të imagjinoj se do të pasoj mikun tim të dashur dhe këshilltarin tim më të afërt, Colin Powell. Ai është një nga zyrtarët më të mirë që ka nxjerrë ky vend”.

Sekretari i Shtetit Colin Powell ka qënë shpesh në kundërshtim me anëtarë të tjerë të administratës, veçanërisht pak para fillimit të luftës në Irak. Nuk ka të ngjarë që kjo praktikë të vazhdojë me zonjën Rice, thotë analsiti politik, David Rothkoph, i cili e ka intervistuar shpesh zonjën Rice, për një libër mbi historinë e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. “Ajo ka qënë një këshilltare e ngushtë e Presidentit Bush. Colin Powell k apatur një seri konfliktesh me Donald Rumseldin. Mendoj se duke emëruar zonjën Condoleezza Ricen në këtë post, ai po përpiqet të ulë tensionin në administratën e tij. Mendoj se ai po dërgon një mesazh vazhdimësie dhe një mesazh se po të keni përlqyer çfarë patë gjarë mandatit të parë, prisni të shikoni të njejtën gjë edhe gjatë mandatit të dytë ”.

Presidenti Bush tha se Doktore Rice është personi përshtatshëm për të trajtuar sfidat e politikës së jashtme, përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe konfliktin izraelito-palestinez. Në reagimin e tij të parë lidhur me këtë emërim, kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat, shprehu besimin se Doktore Rice është e angazhuar për vizionin e Presidentit Bush për paqen në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe një shtet të pavarur palestinez, krah për krah me Izraelin. “Shpresoj se administrata e dytë e Presidentit Bush dot ë bërë të gjitha përpjekjet për ta ralizuar vizionin e kufijve të vitit 1967 dhe do ta bëjë atë realitet, ashtu siç është e nevojshme".

Presidenti Bush emëroi zëvendësin e zonjës Rice, Stephen Hadley, në postin e Këshilltarit të Sigurmit Kombëtar.

XS
SM
MD
LG