Lidhje

Tiranë: vendet e rajonit diskutojnë sigurinë - 2004-11-19


Drejtorët e përgjithshëm të policive të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës dhe administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë u mblodhën sot ne Tiranë për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në rajon dhe mundësive të forcimit të bashkëpunimit. Në fund të takimit u ra dakort jo vetëm për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve por edhe për organizmin e operacioneve të përbashkëta dy dhe shumëpalëshe.

Krimi i organizuar, trafiqet e drogës, qënieve njerëzore armëve dhe kontrabanda janë problemet për të cilat Ballkani përmendet me shqetësim në raportet e organizmave ndërkombëtare dhe për të cilat kërkohet një reagim gjithnjë e më i fortë. Shtetet e rajonit po përdoren nga rrjetet kriminale ndërkombëtare si ura kalimi të trafiqeve nga vendet aziatike drejt Europës perëndimore.

Policitë e vendeve të rajonit tashmë kanë rënë dakort se suksesi në luftën ndaj këtyre fenomeneve nuk varet vetëm nga përpjekjet e secilit shtet por dhe nga bashkëpunimi mes njëri tjetrit përballë një kriminaliteti rrjetet e të cilit shtrihen kudo.

Në mbledhjen e sotme të drejtuesve të policive të vendeve ballkanike të zhvilluar në Tiranë drejtori i Përgjithshëm i policisë shqiptare Bajram Ibraj u shpreh se “kohet e fundit gjithnje e me teper po evidentohet fakti se grupet kriminale po e shtrine aktivitetin e tyre ne te gjitha vendet e rajonit pa asnje kompleks nacionalizmi, bindje politike ideologjike apo teologjike, perkatesie kombetare apo racore. Ata po shfaqen gjithnje e me pragmatist duke u nisur gjithnje nga qellimi i tyre i vetem i perfitimit ekonomik-financiar”, tha zoti Ibraj sipas të cilit “grupet kriminale po perpiqen te infektojne dhe te kalbin qe ne embrion principet dhe parimet e shtetit ligjor nepermjet korruptimit te politikaneve, medias, biznesit dhe zyrtareve te zbatimit te ligjes”.

Drejtuesit e policive të rajonit diskutuan mbi gjendjen e sigurisë dhe nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm. Ata ranë dakort që të organizohen operacione te perbashketa policore duke goditur organizatat dhe grupet kriminale ne fuqite dhe potencialet e tyre ekonomiko-financiare nepermjet sekuestrimit dhe konfiskimit te ketyre pasurive te rrjedhura nga krimi. Me anë të një deklarate në fund të takimit u vendos që të hartohet dhe një plan operacional për luftën kundër krimit të organizuar, terrorirzmit dhe menaxhimin e kufijve. Një plan i cili do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme e cila do të mbahet pas tre muajve në Maqedoni ku do të ftohen edhe vende të tjera të rajonit.

Një vend i rëndësishëm në takim i është kushtuar sigurisë së kufijve, e cila është konsideruar si nje detyrë prioritare për policitë e vendeve të Ballkanit dhe që është edhe një nga pikat kyce për parandalimin e krimit dhe të bashkëpunimit mes rrjeteve kriminale.

XS
SM
MD
LG