Lidhje

Ende e paqartë përbërja e qeverisë së re në Kosovë - 2004-11-20


Në Kosovë vazhdojnë bisedimet lidhur me përbërjen e qeverisë së re, e cila pritet të ketë kryeministër të saj, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Koalicioni i ri qeveritar midis Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Partisë shqiptare demokristiane dhe disa parti të pakicave jo-serbe do ta qeverisë Kosovën në 4 vitet e ardhshme. Pritet që zëvëndëskryeministri të jetë nga Lidhja Demokratike e presidentit Ibrahim Rugova ndërkohë që konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës të bëhet të mërkurën, më 24 nëntor.

Në këtë seancë mund të zgjidhet edhe presidenti dhe qeveria e Kosovës. Presidenti i deritashëm Ibarhim Rugova pritet të rizgjidhet ndërkohë që ende nuk ka ndonjë konfirmim se cili do të jetë kryetari i ri i parlamentit. Dihet vetëm se ai do të jetë nga rradhët e Lidhjes Demokratike.

XS
SM
MD
LG