Lidhje

Historia e një 8 vjeçare shqiptare e bijësuar në Amerikë - 2004-11-20


Aleanca ndërkombëtare e fëmijëve është një organizatë bamirëse me qëndër ne shtetin Maryland. Kjo shoqatë e themeluar dhe drejtuar nga Deborah McFadden, zhvillon veprimtari ndihmash në shume vende të botes, si dhe kujdeset për biresimin e fëmijëve invalidë, jetimë ose të braktisur. Një vajzë e tillë 8 vjeçare nga Shqipëria me emrin Hannah ka disa vite që është bërë bijë e familjes McFadden.

E veshur me një kostum karakteristik shqiptar, kjo vajzë 8 vjeçarje qëndron e heshtur dhe tepër e menduar. Ka ardhur në një pritje organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Washington. Nga emri duket amerikane. Quhet McFadden, Hanhah McFadden. Gjuha e saj është anglishtja, ndërsa njerëzit e mbledhur këtu flasin shqip, Për Hannahn kjo gjuhë tingëllon e njohur por e pakuptueshme.

Hannah ishte vetëm 3 vjeç ne vitin 1999, kur emrin e kishte Vjollca, dhe kur u largua nga Shqiperia si bijë e adoptuar nga një familje amerikane. Nga shqipja, sot Hana mban mend vetëm fjalet ujë, banjo e faleminderit; ndoshta fjalët me te domosdoshme për cilndo si ajo, që i ishte dashur të mbijetojë në një shtëpi jetimësh të një vendi ballkanik në tranzicion.

Tre vjetët e para të jetës Hannah -Vjollca i kaloi në një jetimore në qytetin bregdetar te Durresit. 1999, ishte viti i fundit i një dekade luftrash e trazirash ne Ballkan, që do të sillnin ndryshime rrënjësore edhe për këtë vajzë të vuajtur.

Por historia e Hannas është më shumë se kaq. Hannah ka lindur vetëm me një këmbë. Tregon Eva Vaqari, e shoqatës Aleanca Ndërkombëtare e Femijëve, me qendër në shtetin Maryland. Në vitin 1999, Aleanca ndërkombëtare e fëmijëve filloi shtrirjen e veprimtarisë së saj edhe në Shqipëri. Zonjusha Vaqari thotë se më 1999, ajo dhe drejtoresha dhe themeluesja e kësaj shoqate, Deborah McFadden erdhën për të të vizituar disa jetimore në Shqipëri dhe një shtëpi fëmijësh në Durrës, zonjës McFadden i bëri shumë përshtypje, Vjollca, 3 vjeçare, me një këmbë dhe që megjithëse e tillë përpiqej të kujdesej për fëmijët e tjerë që ishin në gjendje më të rënë se ajo. Pas një bisede me Vjollcën, zonja McFadden vendosi ta adoptojë Vjollcën, dhe i vuri emrin Hannah.

Ishte gushti i viti 1999. Natoja kishte filluar sulmet ajrore në Kosovë, dhe ambasada amerikane në Tirane i kishte ndërprerë të gjitha procedurat e dhënies së vizave. Si rrjedhim, terheqja e Hannnahs paraqiste veshtirësi. Dhe u deshen ndërhyrjet këmbengulese ne departamentin e Shtetit nga ana e disa senatorëve që zyra për dhënien e vizave të hapej për disa ditë, vetëm për të plotesuar formalitetet e duhura për bijësimin e jetimes Shqiptare. Deborah McFadden, mamaja e Hannahs është njëkohësisht edhe themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e aleances ndërkombëtare të fëmijëve. Ajo tregon: “Në vitin 1999 shkova për një vizitë pune në Shqipëri, pa e ditur se do të kthehesha me vajzë në Amerike. Hannah-Vjollca është shqiptare e fortë, krenohem me të. Në shkollë është nxënëse e dalluar. Hanna ndoshta ka harruar të flasë shqip. Por nuk ka harruar aspak se është shqiptare, madje shqiptare e fortë. Sa here që dëgjon të flitet për vendet e Evropës, Hahhah ndërhyn e thote; mos harroni Shqiperinë, është vend i vogel por i rëndësishëm”, tregon zonja MacFadden për vajzen e saj. Në vitin 2000, sapo erdhi ne Amerike, Hannah iu nënshtrua një operacioni për prerjen e kembes difektoze; Mjekeve iu desh një ndërhyrje e tille për të krijuar një bazë mbështetëse për këmben protezë.

Kur gjymtyrët e Hannah-Vjollces të arrijnë zhvillimin e plote fizik, ajo do të jetë gati për një këmbë të plotë artificiale ose edhe te transplantuar, po te kihen parasysh ritmet e shpejta te përparimeve në fushën e shkencës e mjekësisë. Hannah-Vjollcës i pëlqejne sportet, veçanërisht noti. Qysh tani Hena ka filluar përgatitjet për t'u kualifikuar për në lojrat e speciale olimpike te vitit 2008, jo vetëm si notare e Amerikës, vendi që e adoptoi duke e bërë bijë të saj, por terthorazi edhe si perfaqesuese e Shqiperise, vendi që e lindi.

XS
SM
MD
LG