Lidhje

Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë - 2004-11-23


Shtetet e Bashkuara nuk pranuan rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë dhe bënë thirrje për një rishikim urgjent të procesit.

Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se rezultati i zgjedhjeve nuk mund të pranohet si i ligjshëm pa u bërë hetime lidhur me akuzat për manipulime në masë.

Njoftimi i tij sot këtu në Washington u bë pak pasi zyrtarët në Ukrainë shpallën kryeministrin Viktor Janukoviç si fitues të zgjedhjeve të së dielës.

Kandidati rival i opozitës me prirje perëndimore, Viktor Yushchenko bëri thirrje për një grevë mbarë kombëtare.

Sekretari Powell paralajmëroi për pasoja në marrëdhëniet e Ukrainës me Shtetet e Bashkuara. Ai u bëri gjithashtu thirrje autoriteteve që të mos përdorin forcën kundër dhjetra mijëra demonstrusve pro-opozitës, të cilët kanë protestuar në Kiev.

Zyrtarët e zgjedhjeve në Ukrainë tha se kryeministri Janukoviç fitoi pak mbi 49 përqind të votave, 3 përqind më shumë se sa rivali i tij i opozitës, Viktor Yushchenko.

Vëzhguesit amerikanë dhe ata evropianë thonë se gjatë votimeve pati shkelje të mëdha.

//ze//

XS
SM
MD
LG