Lidhje

Vazhdojnë diskutimet rreth programeve bërthamore të Iranit - 2004-11-27


Zyrtarë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike kanë në plan të mblidhen përsëri nesër për diskutime rreth programit bërthamor të Iranit.

Diplomatë të afërt me bisedimet e djeshme thanë se Irani po shqyrtonte mundësinë e arritjes së një kompromisi lidhur me kërkesën kohëve të fundit për të përjashtuar 20 centrifuga nga marrëveshja që arriti me Bashkimin Evropian për pezullimin e veprimtarive bërthamore.

Bisedimet po zhvillohen ndërkohë që agjencia ndërkombëtare po përgatitet të vendosë nëse t’ia paraqesë Këshillit të Sigurimit të OKB-së çështjen e programit bërthamor të Irani për mundësinë e vendesjes së sanksioneve.

Zyrtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atokime vendosën dje të mos merrej një masë e tillë ndaj Koresë së Jugut lidhur me dështimin e Seulit për të bërë të njohura eksperimentet e saj në fushën bërthamore në të kaluarën, duke u kufizuar vetëm me nxjerrjen e një deklarate qortimi në lidhje me provat.

XS
SM
MD
LG