Lidhje

Ukrainë: opozita bie dakord t’i japë fund bllokimit të ndërtesave qeveritare - 2004-11-27


Opozita e Ukrainës ka rënë dakord t’i japë fund bllokimit të ndërtesave qeveritare në një manifestim proteste lidhur me mosmarrëveshjet për zgjedhjet presidenciale.

Ky njoftim pasoi takimin e Kryeministrit, Viktor Janukoviç me rivalin e tij të opozitës, Viktor Yushchenko. Në bisedime merrnin gjithashtu pjesë Presidenti Leonid Kuchma dhe disa ndërmjetës evropianë si shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, dhe Presidenti i Polonisë, Aleksandër Kwasniewski.

Zoti Kuçma tha se një raund i ri bisedimesh do të mbahen pasi Gjykata e Lartë të vendosë lidhur me akuzat për manipulimin e votave.

Zyrtarët e zgjedhjeve e kishin deklaruar fitues zotin Janukoviç në zgjedhjet e 21 nëntorit, por vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se votimet u shoqëruan me fallsifikime.

Më parë sot, Parlamenti nuk i dha votbesimin zotit Janukoviç pasi ligjvënësit, Gjykata e Lartë dhe ndërmjetësit evropianë po përpiqeshin t’i gjenin një zgjidhje krizës që shkaktoi raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale që u mbajt më 21 nëntor.

Përkrahësit e të dy grupimeve politike demonstruan në Kiev dhe gjetkë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve.

//ze//

XS
SM
MD
LG