Lidhje

OSBE: Zgjedhjet në Rumani, të vlefshme - 2004-11-29


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Rumani u zhvilluan në mënyrë profesionale dhe ishin organizuar mirë. Por OSBE-ja tha gjithashtu sot se vëzhguesit e saj kanë shprehur shqetësimin se ndalimi nga ana e qeverisë i përdorimit të kartave të votimit mund ti ketë lejuar votuesit të hedhin më shumë se njëherë votën e tyre.

Partitë opozitare në Rumani kanë shprehur të njëjtin shqetësim duke ngritur akuza se qeveria iu siguroi votuesve transport me autobusë për të votuar disa herë. Kandidati i opozitës për president Traian Basesku tha se gati 5 përqind e votave mund të jenë të pavleshme për shkak të kësaj praktike. Deri në numërimin e gjysmës së votave, kryeministri Adrian Nastase udhëheq me 4 përqind ndaj zotit Basesku, kryetari i bashkisë së Bukureshtit. Në votime kishte 12 kandidatë. Të dy kandidatët kryesorë ka të ngjarë të mos e sigurojnë shumicën dërrmuese të nevojshme për të mënjanuar një balotazh pas dy javësh.

XS
SM
MD
LG