Lidhje

Opeku ul prodhimin e naftës për të rritur çmimet - 2004-12-10


Ministrat e Naftës të OPEK-ut kanë rënë dakort të rrisin çmimet e naftës që po bien duke ulur prodhimin në masën 4 për qind, ose me 1 milion fuçi në ditë.

Vendimi i marrë sot në Kajro pason rënien e çmimeve nga niveli i mëparshëm rekord prej 55 dollarësh për fuçi në muajin tetor në afro 40 dollarë për fuçi aktualisht. Ministrat thonë se ulja e prodhimit do të hyjë në fuqi më 1 janar.

Karteli i Opekut me 11 anëtarë ka prodhuar deri tani mbi kuotat normale në përgjigje të kërkesave të mëdha që çuan në ngritjen rekord të çmimeve. Delegatët vendosën të mbajnë të pandryshuar kuotën aktuale prej 27 milion fuçish në ditë. Opeku prodhon rreth 40 për qind të naftës në botë dhe shqetësohet se çmimet do të bien edhe më tej nëse shtohen me shpejtësi rezervat.

XS
SM
MD
LG