Lidhje

Sot, Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve - 2004-12-18


Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, e themeluar pesë vjet më parë për të njohur kontributin e emigrantëve dhe problemet me të cilat përballen shumë prej tyre.

Kombet e Bashkuara thonë se emigracioni ndërkombëtar është më shumë se dyfishuar gjatë 40 viteve të fundit, dhe vlerëson se një në çdo 35 vetë në botë është emigrant. Në fillim të kësaj jave, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan u bëri thirrje të gjitha vendeve të miratojnë konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve dhe familjeve të tyre. Zoti Anan tha se vetëm 27 shtete e kanë miratuar ose kanë rënë dakort me këtë konventë.

Një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara thotë se femrat emigrante përballen me diskriminim gjinor ose janë të detyruara të merren me prostitucion, të punojnë në fabrika që shfrytëzojnë punën e emigrantëve, ose në skllavëri. Grupi me qendër në Londër, Amnesty International, tha se situata e shumë emigrantëve në mbarë globin mbetet e pashpresë dhe se ata përballen me diskriminim dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG