Lidhje

Riad: 2 nga 10 ekstremistët e vrarë ishin anëtarë të lartë të al-Kaidës - 2004-12-31


Ministria e Brendshme saudite tha se 2 nga 10 ekstremistët e vrarë në këtë vend gjatë dy ditëve të fundit ishin anëtarë të lartë të rrjetit terrorist al-Kaida.

Në një deklaratë të publikuar dje, ministria njoftoi se dy personat ishin ndër shtatë individë të dyshuar, të cilët u vranë gjatë bastisjes së një shtëpie të mërkurën në kryeqytetin saudit. Bastisja u krye vetëm disa orë pasi dy shpërthime vetvrasëse me makina bombë u ndërmorën pranë disa objekteve qeveritare në Riad.

Ministria tha se dy anëtarët e lartë të al-Kaidës ishin në listën e personave më të kërkuar të nxjerrë këtë vit nga qeveria e Riadit.

Në një incident tjetër me armë zjarri, tre individë të tjerë të dyshuar u vranë të martën në Riad.

Arabia Saudite ndërmori një fushatë kundër ekstremistëve në vitin 2003, pas një seri sulmesh ndaj objekteve të banimit për shtetasit e huaj dhe objekteve qeveritare në këtë mbretëri.

XS
SM
MD
LG