Lidhje

Demokratët pas zgjedhjeve presidenciale - 2005-01-12


Demokratët dolën nga zgjedhjet e vitit 2004 të dobësuar dhe të hutuar. Dikur ajo ishte partia që përfaqosnte shumicën e punëtorëve, tani ajo po i sheh ata duke marrë anën e Partisë Republikane. A janë shkëputur demokratët nga pikëpamjet dhe vlerat e amerikanëve të klasës së mesme?

Krahas sigurisë kombëtare, shumë amerikanë përmendën vlerat tradicionale apo vlerat morale si arsye që votuan për presidentin Bush. Por për çfarë vlerash e kishin fjalën ata? ” Nuk mendoj se dikush e di se çfarë kuptohet me vlerat tradicionale morale. Është një shprehje tërheqëse që duket se përfshin shumë gjëra”, thotë Elaine Kormack", profesoreshë në shkollën politike John Kennedy të Univesitetit Harvard.

Zonja Kormack beson se çështja e vlerave është një mënyrë për të shprehur pakënaqësine e segmetit tradicional të klasës së mesme me pavendosmërinë në dukje të elitës së Partisë Demokrate. Prandaj gjëja e parë që do të thoja, thekson ajo, është të qëndrosh për diçka. Tani për tani mendoj se për demokratët është më e rëndësishme të qëndrojnë për diçka, pa marrë parasysh se për çfarë, thotë ajo.

Profesoresha Kamarck pajtohet se në zgjedhjet e ardhshme, demokratët do të duhet të emrojnë dikë që është më i afërt me qendrimin kryesor të amerikanëve.

Analistët vënë në dukje se Partia Demokrate ka një problem të veçantë në përpjekjet për të tërhequr besimtarët. Senatori Kerry, një katolik, përmendi rolin e fesë në jetën e tij. Por Will Marshall, president dhe bashkthemelues i Institutit për Politikë Progresive thotë se shumë amerikanë besojnë se kjo parti udhëhiqet nga kundërshtarë të fesë.

” Sinqerisht, shumë amerikanë fetarë, të cilët përbëjnë shumicën e elektoratit, besojnë se demokratët mbrojnë interesat laike, kurse partia republikane shihet si parti që mbron fenë e qytetarëve.”

Zoti Marshall thotë se demokratët nuk duhet të përqafojnë konzervatizmin e krishterë por duhet të tregojnë se është e mundur që të jesh i moralshëm dhe fetar dhe të njejtën kohë të ndjekësh politikë progresive.

” Në të njejtën kohë, demokratët duhet të sfidojnë njerëzit fetarë duke i pyetur nëse ata po i përkufizojnë aspektet morale në mënyrë shumë të kufizuar? Në fund të fundit nuk është vetëm martesa mes personave të të njëjtës gjini apo lutja në shkolla. Janë në fakt edhe çështje a varfërisë, e varfërisë së fëmijëve dhe nevoja sociale, nevoja e mbrojtjes së mjedisit e tjera."

Analistët thonë se në çështje theksuara kontradiktore si aborti, martesa mes personave të të njëjtës gjini, lutjet në vende publike etj, demokratët duhet ti drejtohen më tepër asaj që zoti Marshall e quan qendra e arsyeshme. Këta janë njerëz që nuk marrin qëndrime të tilla si ne kundër të tjerëve që sipas tij përbëjnë shumicën e votuesve të pavendosur amerikanë.

Një studiues tjetër i Partisë Demokrate, John Halpin nga Qendra Amerikane për Progres, shton se partia duhet të angazhojë njerëz me pikëpamje më konservatore siç është për shembull udhëheqësi i pakicës në senat, Harry Reed.

”Ne nuk duhet të shikohemi si njerëz aq kokëfortë saqë të mos mundemi të paktën të flasim me një demokrat që kundërshton abortin. Është një gjë e mirë që udhëhësi i tanishëm i pakocës demokrate në Senat është një përson që kundërshton abortin. Kjo do të thotë se në mesin e partisë sonë kemi zëra të ndryshëm."

Analistët demokratë pajtohen se udhëheqësit e ri të partisë duhet të zgjidhen nga shtete që i dhanë votën Presidentit Bush. Ata thonë se partia mund të tërheqin shumicën e votuesve vetëm nëse tregon se është e aftë t’i kuptojë amerikanët e klasës së mesme dhe ata ta kuptojnë atë.

XS
SM
MD
LG