Lidhje

Uashingtoni heq pjesërisht embargon ndaj Indonezisë - 2005-01-16


Ministri i Mbrojtes i Indonezisë thotë se nuk është vendosur ndonjë afat i përcaktuar që trupat e huaja të largohen nga vendi, ku po ndihmojnë viktimat e cunamit.

Ministri i Mbrojtjes Juwono Sudarsono e bëri sot këtë koment, pas takimit me Nënsekretarin amerikan të Mbrojtjes Paul Wolfowitz. Zoti Sudarsono tha më parë se komentet e zyrtarëve indonezianë për përcaktimin e një afati ishin thjesht propozime.

Duke folur sot në një konferencë shtypi, zoti Wolfowitz tha se Uashingtoni dhe Xhakarta duhet ta përqendrojnë vemendjen tek vendosja e marrëdhënieve të reja në fushën e mbrojtjes. Uashingtoni vendosi ndaj Indonezisë një embargo ushtarake pas akuzave se trupat indoneziane kishin kryer shkelje të të drejtave të njeriut në vitin 1999. Por embargoja është hequr pjesërisht për të lehtësuar operacionet e ndihmave për cunamin. Numri zyrtar i të vdekurve nga Cunami në Indonezi ka arritur në 115 mijë.

XS
SM
MD
LG