Lidhje

Shqipëri: Vazhdojnë grevat në arsim dhe transport - 2005-01-18


Në Shqipëri vazhdoi edhe të martën greva e një pjese të mësuesve të arsimit parauniversitar që kërkon rritjen e pagës deri në 30 përqind dhe përcaktimin e statusit të mësuesit.

Policia ka ndaluar organizimin e protestës së mësuesve përpara godinës së ministrisë së arsimit e cila edhe të enjten përsëriti paralajmërimin se do të pushohen nga puna dhe do të zëvendësohen të gjithë arsimtarët që mundojnë më shumë se tre ditë.

Në disa prej shkollave në krah të mësuesve janë vënë edhe nxënësit. Ende nuk është e qartë shtrirja e kësaj greve. Ministria e arsimit ka deklaruar se greva ka përfshirë një numër të vogël shkollash në vend.

Ndërkohë edhe sindikata e shoferëve të autobusëve interurban ka deklaruar se do të mblidhet sërish sot për të protestuar. Kreu i kësaj sindikate dhe një tjetër aktivist vazhdojnë të mbahen në gjendje arresti pas përplasjeve të djeshme mes shoferëve dhe forcave të policisë të cilat shpërndanë me forcë protestën e tyre.

Shoferët e autobusëve kërkojnë që automjete të palicencuara të mos ushtrojnë aktivitetin e transportit në linjat ndërqytetëse

XS
SM
MD
LG