Lidhje

Jushçenko: i gatshëm të bashkëpunoj me presidentin Putin, por duhet kuptuar se unë jam zgjedhur nga ukrainasit - 2005-01-31


Presidenti i ri i Ukrainës, Viktor Jushçenko, tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me presidentin rus, Vladimir Putin, por shtoi se tani të gjithë duhet ta kuptojnë se presidenti i Ukrainës është zgjedhur nga ukrainasit dhe nuk është përzgjedhur nga Moska.

Në një intervistë që u transmetuar të djelën nga rrjeti televiziv amerikan CBS, zoti Jushçenko tha se kërkon të punojë për të ardhmen me Presidentin Putin dhe jo të përqendrohet tek e kaluara.

Zoti Putin e kishte bërë të qartë se parapëlqente kandidatin pro-rus që u mund nga zoti Jushçenko në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës muajin e kaluar. Zoti Jushçenko u takua me udhëheqësin rus para një jave në Moskë, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si president.

Në intervistën me rrjetin televiziv CBS, zoti Jushçenko i përsëriti akuzat se qeveria e mëparshme e kishte helmuar atë. //az//

XS
SM
MD
LG