Lidhje

Banka Qendrore Amerikane pritet të rrisë interesat - 2005-02-01


Banka qendrore amerikane pritet të rrisë sot përqindjet e interesave në masën 0.25 për qind. Kjo mund ta çojë nivelin bazë të interesave në 2 presje 5 për qind.

Rritja e sotme do të shënonte të gjashtën herë që Banka Qendrore rrit interesat që në qershorin e kaluar.

Përqindjet e interesave ishin ulur për të nxitur rritjen ekonomike pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe rënies ekonomike të vitit 2001.

Pjesa më e madhe e ekonomistëve thonë se përqindjet e interesave duhen rritur tani që të shmanget një inflacion në të ardhmen.

Sipas njoftimeve, shumë ekspertë mendojnë që përqindjet e interesave duhet të arrijnë nivelin neutral, i cili nuk sjell as nxitje dhe as ngadalësim ekonomik. Por ekspertët nuk bien dakort lidhur me shifrën që përfaqëson nivelin neutral dhe kohëzgjatjen që i duhet Bankës për ta arritur këtë nivel.

XS
SM
MD
LG