Lidhje

Irak: rrëmbehen katër inxhinierë egjiptianë - 2005-02-06


Zyrtarët në Irak thonë se persona të armatosur kanë rrëmbyer katër inxhinjerë egjiptianë që punonin për një kompani telefonike.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme irakiane tha se të katër personat u rrëmbyen sot në mëngjes pranë lagjes Mansour të Bagdatit.

Ata punonin për filialen e një firme egjiptiane, e cila operon rrjetin telefonik celular në Bagdat dhe në Irakun Qendror. Rrëmbyesit ende nuk kanë paraqitur ndonjë kërkesë.

Një grup tjetër islamik ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin e gazetares italiane Giuliana Sgrena dhe kanë kërcënuar se do ta vrasin nëse Italia nuk tërheq trupat nga Iraku.

Një grup më parë i panjohur që e quan veten Organizata për Xhihadin, e publikoi kërcënimin në internet. Vërtetësia e deklaratës nuk është konfirmuar.

Një grup tjetër që përdor një emër të ngjashëm - organizata e Xhihadit Islamik, tha se e kishte rrëmmbyer gazetaren italiane të premten, pas vizitës së saj në një xhami të Bagdatit.

XS
SM
MD
LG