Lidhje

OSBE-ja dhe parandalimi i konflikteve - 2005-02-10


Profesori i shkencave politike Terrence Hopmann thotë se konfliktet në ballkan gjatë 10 vjeçarit të kaluar mund të ishin shmangur nëse komuniteti ndërkombëtar do të ishte treguar më i kujdesshëm ndaj shenjave paralajmëruese dhe nëse Shtetet e Bashkuara, dhe aleatët e tyre Evropianë do të kishin qënë më të angazhuara politikisht për bisedimeve politike të nivelit të lartë mes paleve pjesmarrëse ne konflikt.

Me përfundimin e luftës së ftohtë, ideja e parandalimit të konflikteve u bë pjesë e politikës bazë të OSBE-së, politikë jo gjithmonë e sukseseshme vecanërisht në Ballkan, thotë Profesori i Shkencave politike Terrence Hopmann. Që nga ajo kohë, shumë mesime janë nxjerrë, thote ai. Profesor Hopmann beson se lufta në Kosovë mund të ishte shmangur sikur komuniteti ndërkombëtar t’i kishte kushtuar vemendje serioze shenjave që kishin filluar të shfaqeshin nga fundi i viteve 1980 kur shqiptarët të përballur shtypje, keqtrajtime dhe shkejle të të drejtave nga ana e regjimit të Millosheviçit ngritën krye duke kërkura pavarësinë nga Serbia. Gjithashtu një rol parandalues mund të kishte luajtur edhe prania më e herëshme dhe më e gjërë e misioneve vëzhguese të OSBE-së.

Duke i hedhur një vështrim historik luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe paqes që rrodhi prej saj, profesor Hopmann vë në dukje paradoksin se si paqja ne Bosnje ndikoi terthorazi ne shpërthimin e konfliktit në Kosovë dhe paqja që pasoi luftën në Kosovë, në vend që të pasqyrohej më gjerë në rajon, terthorazi ndikoi në shpërthimin e konfliktit te armatosur në Maqedoninë fqinje. Menjëherë pas luftës, me vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë, filloi edhe procesi i çarmatimit të Ushtrisë Çlirimtare, UÇK-së. Por, thote profesor Hopmann, e keqja ishte se shumë nga këto armë nuk u grumbulluan ne depot e trupave paqeruajtëse, por kaluan përtej kufirit duke u perdorur për armatosjen e një tjetër ushtrie çlirimtare në Maqedoni duke shkaktuar trazira të armatosura në vitin 2002 që morrën fund me arritjen marrëveshjes se Ohrit. Profesor Hopmann thotë se këto dy konflikte mund të ishin shmangur nëse komuniteti ndërkombëtar do të kishte patur parasysh disa parime baze te diplomacisë.

Komuniteti ndërkombetar nuk shfrytezoi kohën e përshtatëshme për bisedime kur konflikti ndodhej ne fazen e herëshme; kur gjendja megjithese e acarruar, nuk kishte arritur deri në shkallën e shpërthimit të dhunes. Fatkeqësisht bisedimet e Rambujesë ishin të vonuara, thotë profesor Hopmann, në atë kohë atmosfera në rajon ishte e ndezur, gjykimet ishin errësuar, ndjenjat armiqësore midis shqiptarëve e serbeve kishin arritur kulmin, përleshmjet midis policise serbe dhe UÇK-së ishin thuajse te përditëshme dhe në këtë situate zemerimi asnjëra palë nuk pranonte të bënte lëshime. Për të gjitha këto arsye, ne sot kemi nxjerrë deri diku mësimin e pergjithshëm se është më mirë që konflikti i dhunshem te shmanget sesa të lihet për të ndjekur kursin e natyrshëm, kur të dyja palët lodhen, vuajnë pasojat dhe atehere vete kerkojne arritjen e një marrëveshjeje. Kjo ishte situata që çoi në nderhyrjen e komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe në arritjen e marrëveshjeve të Daytonit më 1995 që i dhanë fund luftimeve në Bosnje.

Keto jane disa mesime që duhen patur parasysh për parandalimin e konflikteve para se ato të shndrohen në dhunë, pasi në raste të tilla, ripajtimi bëhet edhe më i vështirë, ndërsa kostoja njerezore e materiale merr përmasa te pallogaritëshme.

XS
SM
MD
LG