Lidhje

Sekretarja Rajs përfundon turneun në Evropë - 2005-02-10


Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs i dha fund turneut të saj tetë ditësh që kishte për synim të riparonte aleancat e tensionuara nga lufta në Irak dhe t’i jepte mbështetje procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Ky ishte turneu i parë i zonjës Rajs që pas ardhjes në postin e shefes së diplomacisë amerikane. Sekretarja e Shtetit niset të enjten për në Washington pas bisedimeve në Luksemburg, vend i cili mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Gjatë udhëtimit të saj zonja Rajs bëri ndalesa në 8 kryeqytete evropiane, përfshirë edhe selinë e NATO-s në Bruksel, si dhe në Paris, epiqendra e kritikave ndërkombëtare ndaj ndërhyrjes ushtarake amerikane në Irak.

Gjatë qëndrimit në Francë, zonja Rajs mbajti një fjalim mbi politikën e jashtme në të cilin u bëri thirje aleatëve evropianë të kapërcejnë mospajtimet lidhur me Irakun dhe të bashkojnë forcat me Uashingtonin për të përhapur lirinë në mbarë globin.

Sekretarja Rajs qëndroi edhe në Turqi dhe në Lindjen e Mesme, ku u takua me udhëheqës izraelitë dhe palestinezë.

XS
SM
MD
LG