Lidhje

Shtetet e Bashkuara mbështesin thirrjen evropiane për t’ia kaluar çështjen e Iranit OKB-së


Shtetet e Bashkuara shprehën mbështetjen për thirrjen evropiane që çështja e programit bërthamor të Iranit t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mundësinë e vendosjes sp sanksioneve.

Ministrat e jashtëm nga Gjermani, Franca dhe Britania u takuan dje dhe thanë se paraqitja e çështjes në Këshillin e Sigurimit ishte e nevojshme për shkak se përpjekjet evropiane për të zhvilluar negociata me Iranin kanë dështuar.

Në Washington, Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs akuzoi Iranin se ka ndërmarrë veprime provokuese këtë javë me vendimin e tij për të rifilluar kërkimet në fushën e pasurimit të uraniumit. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara ende shpresojnë për një zgjidhje diplomatike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan, tha se kishte zhvilluar bisedime me kryenegociatorin iranian për çështjen bërthamore, Ali Larixhani, i cili tha se Irani është i interesuar të zhvillojë negociata serioze dhe ndërtuese me Evropën.

Zyrtarë amerikanë dhe evropianë e akuzojnë Iranin se po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, akuzë të cilën Teherani e mohon.

XS
SM
MD
LG