Lidhje

'Abenomiks' ngjall interes në Evropë


Shumë pak politikanë mund të thonë se kanë teori ekonomike që mbajnë emrin e tyre, por kryeministri i Japonisë është tani një prej tyre. Programi i Shinzo Abes për shpenzime të mëdha dhe për një politikë liberale fiskale është quajtur 'Abenomics', dhe me rezultatet e mira ekonomike të kohëve të fundit në Japoni, janë bërë thirrje që ekonomitë të dobta të Evropës të ndjekin të njejtën strategji.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u duk shumë i kënaqur me rezultatet e takimit të nivelit të lartë të G8s në Iralandën e Veriut. Ai foli në një konferencë shtypi të martën.

"Në diskutimin ekonomik global u duk një interes i madh, po ashtu edhe në bisedimet dypalëshe, një interes i fortë u tregua në strategjinë fiskale dhe të rritjes”.

Analistët thonë se interesimi më i madh u tregua nga vendet evropiane, të cilat kanë patur rritje të vogël ose rritje negative, ashtu si Japonia gjatë dy dekadave të fundit. Tobias Blattner është ekonomist evropian në firmën japoneze Daiwa Capital Markets.

"Rezultati që mund të sjellin këto programe për një periudhë afat shkurtër është diça shumë e mirëpritur në zonën e Eruos”.

Shinzo Abe e përshkruan Abenomics si një program me tri drejtime: politikat monetare ose mbajtjen të ulët të vlerës së jenit; stimujt e shumtë fiskalë, esencialisht prerja e më shumë parave; si dhe nxitja e rritjes ekonomike nëpërmjet rregullave më liberale dhe inkurajimi i më shumë grave për të hyrë në forcën punëtore. Duket se për momentin programi po jep rezultate.

Jeni ka rënë mbi 20 përqind krahasur me dollarin gjatë vitit të fundit. Kjo ndihmoi në shtimin e ndjeshëm të eksporteve nga Japonia që kapën nivelin më të lartë në tre vjet në muajin maj, me një ngritje prej 10% nga viti i kaluar.

Japonia njoftoi rritje për tremuajorin e parë dhe tha se kjo do të sjellë një rritje vjetore prej 4.1 përqind, edhe pse FMN-ja parashikoi një rritje shumë të ulët për 2013, vetëm 1.6%. Shtrohet pyetja nëse ekonomitë e dobëta evropiane do të përfitonin nga

Kur presidenti i Francës Francois Hollande vizitoi Tokjon në fillim të këtij muaji, disa media franceze dhe japoneze sugjeruan se ai po shkonte atje për të marrë mësime nga 'Abenomics'. Ndërkohë, ekonomia e Francës ra përsëri në recesion në tremuajorin e kaluar. Zoti Hollande dha këtë shpjegim.

"Ne kemi situata shumë të ndryshme. Franca është në eurozonë dhe ne po punojmë sëbashku me partnerët tanë. Japonia ka të drejtën sovrane për të vendosur vetë për politikën dhe kushtet e saj monetare”.

Tobias Blattner thotë se Presidenti Hollande është realist.

"Zbatimi i politikave Abenomic nuk do të ishte i mundur në kushtet aktuale. Ato do të ishin të mundura vetëm në nivel të përgjithshëm, por shtetet kryesore anëtare të veriut të Evropës, si Gjermania dhe Hollanda janë skeptike".

Ndërsa Shinzo Abe duket se po përshpejton mëkëmbjen ekonomike të Japonisë, duket se 'Abenomics' mund të mos jetë një nga shumë eksportet japoneze.
XS
SM
MD
LG