Lidhje

Analisti Adriatik Kelmendi komenton për zhvillimet më të fundit në Kosovë


Intervistë me analistin Adriatik Kelmendi
please wait

No media source currently available

0:00 0:12:12 0:00

Adriatik Kelmendi, gazetar dhe autor nga Kosova, drejtues i emisionit Rubikon, të transmetuar në kanalin televiziv “Koha Vizion”, ndodhet këto ditë në Washington, për të marrë pjesë në një simpozium të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik NDI. Ai ishte i ftuar për një intervistë në studion e "Ditarit".

Intervistë me analistin Adriatik Kelmendi
please wait

No media source currently available

0:00 0:12:12 0:00

Zoti Kelmendi tha se ishte i ftuar nga Instituti Kombëtar Demokratik dhe nga Komisioni i Debateve Presidenciale në SHBA, si përfaqësues i Kosovës, në mesin e përfaqësusve të 30 shteteve, për të shkëmbyer përvojat se si organizohen debatet presidenciale. Ai tha se debatet presidenciale nuk ekzistojnë në Kosovë, dhe është mirë që ato të zhvillohen, sepse janë një rast i mirë, kur votuesit njihen me politikat e kandidatëve e presidencialë.

Duke komentuar lidhur me debatin që është zhvilluar në Kosovë lidhur me ndryshimin e kufijve, ai tha se kjo ide nuk do të funksionojë, për arsye se më parë janë bërë një numër kompromisesh midis Kosovës dhe vendeve aleate, sipas të cilave nuk do të ketë ndryshim kufijsh. Analisti tha se këto kompromise të arritura nuk duhen tejkaluar, duke pritur që Serbia të ndryshojë mendimet dhe veprimet e saj karshi Kosovës.

Lidhur me vendosjen e tarifave ndaj mallrave serbe nga Kryeministri Haradinaj që nga nëntori i vitit te kaluar, një veprim i kundërshtuar nga aleatët kryesorë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, Adriatik Kelmendi tha se ky veprim i ka dhënë rezultatet e para pozitive, duke shkaktuar alarm tek Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, për veprimet e padrejta të Beogradit. Ai tha se është i mendimit që kjo masë është legjitimuar dhe nuk është duke u kundërtuar më nga aleatët e Kosovës. Ai shtoi se as SHBA dhe as BE nuk kërkojnë që Kosova të mos sillet si shtet dhe se është mirë të ketë reciproctet në marrëdhëniet me Serbinë. Analisti tha se është mirë që Kosova të dëgjojë këshillat e aleatit të tyre, SHBA dhe të lihet hapësirë kohore për t’u menduar se si duhet vazhduar dialogu. Ai tha se është mirë që vëmendja e administratës amerikane është kthyer nga rajoni dhe kërkohet arritja e një marrëveshjeje historike, por duhet bërë e qartë se Serbia e ka humbur Kosovën, për shkak se ka bërë krime.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG