Qindra demonstrues afganë vërshuan në rrugët e Kabulit për të protestuar kundër mashtrimeve të dyshuara në zgjedhjet e balotazhit të fundit presidencial.
Protestat e sotme ndërprenë trafikun në rrugën kryesore të aeroportit megjithëse ishin paqësore. Policia ndali protestuesit të hynin në aeroport dhe ishte në vëzhgim për ndonjë incident të dhunshëmm.
Ish ministri i jashtëm Abdullah Abdullah ka akuzuar zyrtarët zgjedhorë se po përpiqen të manipulojnë rezultatin në favor të rivalit të tij Ashraf Ghani Ahmadzai.
Kombet e Bashkuara siguruan afganët sot se janë të gatshëm të ndihmojnë për zgjedhjet presidenciale në se iu kërkohet një gjë e tillë. Zoti Abdullah dhe presidenti aktual Hamid Karzai i kanë bërë thirrje OKB-së të ndërhyjë.