Lidhje

Britani: Arrestohen 5 ushtarë për krime në Afganistan


Ministri britanik i Mbrojtjes tha se 5 pjesëtarë të marinës mbretërore po ballafaqohen me akuza për vrasje, si pjesë e hetimeve mbi një incident me kryengrritësit në Afganistan në vitin 2011.

Autoritetet britanike arrestuan gjithsejt 9 vetë rreth këtij incidenti në të cilin zyrtarët pohojnë se nuk u vra asnjë civil. Pritet që të akuzuarit të gjykohen në një gjykatë ushtarake. Besohet se kjo është hera e parë që trupat britanke arestohen nën akuzat për vrasje në luftën në Afganistan.

Lajmet bëjnë të ditur se arrestimet u kryen pasi autoritetet gjeten video në një kompjuter të një ushtari britanik i cili ishte arrestuar në Britaninë e Madhe nën akuza që nuk kanë të bëjnë me këtë incident, pas shërbimit të tij në Afganistan.

Ministri britanik i Mbrojtjës, Philip Hammond nuk bëri komente rreth këtij rasti të veçantë. Por ai nguli kembë se Minsitria që ai udhëheq është e vendosur që rregullat rreth këtij incidenti do të respektohen.
XS
SM
MD
LG