Komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, Dejvid Petreas, i dorëzoi zyrtarisht komandën e aleancës ndërkombëtare gjeneralit amerikan Xhon Allen.
Ceremonia u bë sot në kryeqytetin afgan, Kabul.
Allen ishte shef i Komandës Qendrore amerikane. Ai tha sot në ceremoni se dëshiron të shohë që Afganistani të bëhet një mjedis i sigurt dhe i qëndrueshëm "i lirë nga ekstremizmi dhe terrorizmi", që ka pllakosur vendin.
Gjenerali Petreas, i cili e mbajti postin e komandantit në Afganistan për një vit, largohet për t’u bërë drejtor i Agjencisë Qendrore të Zbulimit. Ai zëvendëson zotin Leon Paneta, i cili u bë sekretar i mbrojtjes.