Ushtria amerikane në Afganistan thotë se ka ndaluar përkohësisht stërvitjen e policisë lokale afgane, me qëllim ri-verifikimin e trupave, që të bëhen korrigjime pas një numri sulmesh nga ushtarët dhe policia afgane ndaj aleatëve të tyre ndërkombëtarë.
45 trupa ndërkombëtare janë vrarë këtë vit gjatë një vale sulmesh në Afganistan, duke hedhur dyshime tek aftësia e forcave afgane dhe atyre të koalicionit për të jetuar dhe punuar bashkarisht gjatë periudhës së rëndësishme të tranzicionit. Plani është që forcat ndërkombëtare t’ia kalojnë përgjegjësinë e sigurisë afganëve deri në fund të vitit 2014.
Koloneli Thomas Collins, zëdhënës i forcave amerikane në Afgansitan tha sot se pezullimi i stërvitjes prek rreth 1 mijë oficerë trajnimi të policisë lokale afgane. Forcat afgane që e kanë pëfunduar stërvitjen do të vazhdojnë të operojnë.
Sipas një artikulli të publikuar në gazetën Wathington Post, procesi ri-verifikimit të trupave prek 27 mijë trupa afgane, përfshirë edhe Ushtrinë Kombëtare dhe Policinë e Afganistanit. Në artikull thuhet se sulmet nga brenda radhëve i kishin detyruar zyrtarët e NATO-s të pranojnë të vërtetën e hidhur se vrasjet mund të ishin parandaluar, në se do të ishin zbatuar siç duhet masat ekzistuese të sigurisë.