Lidhje

Gjenerali Allen i revoltuar për "sulmet nga brenda" në Afganistan


Komandanti i forcave amerikane në Afganistan thotë se ndjehet tepër i zemëruar me sulmet ndaj trupave perëndimore nga ushtarët dhe policët afganë, që njihen me termin “sulme nga brenda”.

Gjenerali John Allen ka thënë në një intersivtë për televizionin CBS, që transmetohet sonte, se “ne jemi të gatshëm të sakrifikojnë shumë për këtë fushatë, por jo të vritemi për shkak të saj.” Zoti Allen tha se ashtu sikurse bombat artizanale u bënë arma kryesore e luftës në Irak, për Afganistanin, sipas tij mund të thuhet se sulmet nga brenda radhëve janë ato më karakteristiket e kësaj lufte.

Sulmi më i fundit nga brenda radhëve mendohet se ishte ai që ndodhi mbrëmë, kur u vranë një ushtar amerikan dhe një kontraktor i huaj civil, në provincën Vardak. Në këtë sulm u vranë të paktën 2 ushtarë afganë.

Një udhëheqës taleban i tha televizionit CBS se sulmet nga brenda radhëve janë pjesë e strategjisë së re të grupeve militante.
XS
SM
MD
LG