Lidhje

Tërhiqen 33 mijë trupa amerikane nga Afganistani


33 mijë trupat e fundit amerikane të dërguara më shumë se dy vjet më parë në Afganistan u tërhoqën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta konfirmoi tërheqjen sot. Gjatë një konference shtypi në Auckland me homologun e Zelandës së Re, zoti Panetta vlerësoi forcat amerikane duke thënë se shtimi i trupave e arriti qëllimin për të zbrapsur talebanët.

Niveli i trupave amerikane tani në Afganistan është 68 mijë – aq sa ç’ishte para shtimit dhe zyrtarët amerikanë thane se të gjitha trupat luftarake do të tërhiqen sipas planit në vitin 2014.

Presidenti Barack Obama urdhëroi forcat shtesë në fund të vitit 2009 për të dobësuar kryengritjen dhe për tu dhënë forcave afgane shansin të fillonin të merrnin nën kontroll sigurinë.

Megjithatë, mbeten shqetësime se tërheqja e trupave shtesë koinçidon me numrin në rritje të sulmeve të brendshme nga vetë forcat afgane, të cilët kanë kthyer armët ndaj homologëve të tyre ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG