Lidhje

NATO: Vritet një ushtar britanik në Afganistan


Aleanca e NATOs thotë se një ushtar britanik është vrarë në Afganistan nga një anëtar i dyshuar i ushtrisë kombëtare afgane.

Një zëdhënës i NATOs, gjenerali i brigadës Gunter Katz, tha se autori kthehu armën e tij tek trupat ndërkombëtare në një bazë në provincës jugore të Helmandit dhe hapi zjarr.

Gjenerali Katz tha se sulmuesi u vra gjatë incidentit. Zyrtarët lokalë thanë se disa trupa britanike janë plagosur gjatë sulmit.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin e së hënës.

Komanda e NATOs në Afganistan tha se vrasja e së hënës ishte incidenti më i fundit në disa raste të dyshuara që zyrtarët po i cilësojnë si sulme të brendshme. Sulme të tilla janë shtuar në Afganistan, duke lënë më shumë se 60 trupa të huaja të vrara në vitin 2012.

Sulmi ndodh ndërsa presidenti afgan Hamid Karzai po përgatitet për bisedime këtë javë me presidentin amerikan Barack Obama në Uashington mbi një marrëveshje afatgjatë të sigurisë mes dy vendeve.
XS
SM
MD
LG