Lidhje

Afganistan: Vriten dy ushtarë të koalicionit ndërkombëtar


Nato thotë se një person i veshur me uniformë të ushtrisë afgane hapi zjarr ndaj disa ushtarëve të koalicionit ndërkombëtar, duke lënë një të vdekur.

Deklarata e Natos thotë se forcat e koalicionit u përgjigjën me zjarr duke vrarë autorin e sulmit.

Në zhvillime të tjera, Nato thotë se një nga ushtarët e saj gjeti sot vdekjen nga një shpërthim bombe në Afganistanin lindor. Nuk ka pasur hollësi të tjera për incidentin.

XS
SM
MD
LG