Lidhje

Kabul, një sulm vetëvrasës shkakton 12 të vdekur


Përgjegjësinë e mori grupi kryengritës Hezb-e-Islami, që tha se atë e kishte kryer një grua, si përgjigje ndaj filmit anti-mysliman.

Një person vetëvrasës ka sulmuar një furgon që transportonte të huaj pranë kryeqytetit afgan, duke vrarë të paktën 12 persona.

Policia thotë se të paktën 9 punonjës të huaj, shoferi i tyre afgan dhe dy afganë të tjerë janë vrarë në shpërthimin e së martës në afërsi të aeroportit të Kabulit, kur autori i sulmit aktivizoi lëndën shpërthyese pranë një autobuzi që po udhëtonte në autostradën kryesore drejt aeroportit.

Një numër njerëzish të tjerë u plagosën gjatë sulmit. Mes të vrarëve ishin jugafrikanë dhe rusë, të cilët punonin për një kompani private me bazën në aeroport. Ministria e Jashtme afgane e dënoi me forcë sulmin, duke e cilësuar atë të pakuptimtë dhe grotesk.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi kryengritës Hezb-e-Islami, që tha se atë e kishte kryer një grua, si përgjigje ndaj filmit anti-mysliman me metrazh të shkurtër, që ve në lojë profetin Muhamed dhe që shkaktoi protesta të shumta në mbarë botën, përfshirë edhe Afganistanin. Ndërkohë, NATO i tha Zërit të Amerikës se po i shkallëzon operacionet e përbashkëta me forcat afgane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG