Lidhje

Sulm vetëvrasës në Afganistan, vriten 18 vetë


Një sulmues vetëvrasës pati në objektiv funeralin e ish shefit të distriktit në provincën lindore të Afganistanit, Nangarhar, ku forcat afgane javët e fundit kanë zhvilluar përleshje të shpeshta me militantët e Shtetit Islamik.

Zëdhënësi i qeverisë së provincës, Attaullah Khogyani i tha Zërit të Amerikës se të paktën 15 vetë u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën në këtë sulm, shumica e tyre civilë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Sulmi vjen vetëm disa ditë pas një sulmi në një qendër kulturore shiite në Kabul, ku u vranë të paktën 41 vetë dhe u plagosën më shumë se 80 të tjerë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG