Lidhje

Dhjetë të vrarë në një sulm vetëvrasës në Jalalabad


Të paktën dhjetë veta janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur të martën në një sulm vetëvrasës në Afganistanin lindor.

Sulmuesi me mjete shpërthyese të lidhura në trupin e tij, hodhi veten në erë në një postbllok të forcave të sigurisë në Jalalabad, kryeqyteti i krahinës Nangarhar, afër kufirit me Pakistanin.

Zëdhënësi i guvernatorit krahinor, Attaullah Khogyani, i tha Zërit të Amerikës se tetë civilë dhe dy pjesëtarë të agjencisë afgane të zbulimit janë në mesin e të vrarëve.

Anëtari i këshillit krahinor, Sohrab Qaderi, tha se "pjesa me e madhe e viktimave janë fëmijë që punonin në një autolarje aty pranë".

Dëshmitarët i thanë Zërit të Amerikës, se pjesëtarët e forcave të sigurisë ishin duke kontrolluar makinat kur sulmuesi u afrua dhe hodhi veten në erë.

Askush nuk e mori përgjegjësinë në zonën ku Talibanët dhe militantët e lidhur me grupin Shtetin Islamik kanë bazat e tyre dhe kanë marrë përgjegjësinë për disa sulme kundër forcave qeveritare afgane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG