Lidhje

Këshillat për nënat shtatzëna me celular


Në Afrikën e Jugut ka filluar të zbatohet një program novator që kombinon këshillat për nënat nëpërmjet telefonisë celulare dhe që pritet të ndikojë në jetën e miliona nënave dhe foshnjeve. Ky shërbim ka filluar në Bangladsh dhe shpejt do të fillojë edhe në Indi.

Sipas statistikave të agjencisë së OKB-së për telekomunikacionin, në vitin 2014 do të ketë shumë më tepër telefonë se sa njerëz në botë. Ky krahasim nxiti idenë për të përdorur teknologjinë e lëvizëshme për të dhënë informacion për shëndetin e grave, të cilat shpesh mbajnë në një dorë fëmijën dhe në tjetrën telefonin.

Aleanca e Lëvizëshme për Aktivitetin e Nënave po bën pikërisht këtë nëpërmjet mesazheve telefonike për të dhënë informacion për shtatzaninë, lindjen dhe rritjen e fëmijëve. Ky program filloi kohët e fundit (javën e 6 majit) në Afrinën e Jugut dhe po përdoret tashmë në Bangladesh dhe do të përdoret edhe në Indi.
Në përshtatje me formën e tij të thjeshtë, programi quhet MAMA.

Ai mori shkas nga disa statistika thjeshta dhe shokuese. 21 fëmijë nën moshën pesë vjeç vdesin çdo minutë nga shkaqe të parandalueshme. Tre në katër njerëz kanë mundësi të përdorin telefoninë celulare. Madje në Afrikën e Jugut, programi është pa pagesë nga dy kompanitë kryesore të telefonit në vend.

Një nënë shtatzanë mund të marrë dy deri në tri mesazhe në javë. Mesazhet ofrojnë këshilla inkurajuese, paralajmëruese dhe specifike që në fillim të shtatzanisë dhe gjatë vitit të parë të foshnjes.

Sipërmarësi i teknologjisë dixhitale,Gustav Praekelt drejton një fondacion me emrin e tij që punon për këtë projekt.

"Nëpërmjet programit MAMA ne mund të përmirësojmë kushtet e shëndetit për nënat në Afrikën e Jugut dhe në vende të tjera në zhvillim të Afrikës. Programi ka për qëllim shpërndarjene informacionit falas në celularin e çdo nëne në Afrikën e Jugut”.

Doktore Vivian Black thotë se shërbimi do të ofrojë njohuri të vlefshme për pacientët e saj në klinikën e saj të Universitetit të Johanesburgut.

"Përvoja ime gjatë viteve është se kur pacientët kanë njohuri për gjendjen e tyre, si mjek ti shpenzon më pak kohë për edukimin e tyre dhe natyrisht më shumë kohë për të trajtuar problemet shëndetësore”.

Ja një nga historitë e suksesit të programit MAMA. Nëna e Damianit nëntë muajsh, Natasha Ncube, e filloi programin kur ishte shtatzanë. MAMA e këshilloi atë ta ushqente fëmijën krjetësisht me qumësht gjiri dhe ajo e respektoi këtë këshillë. Tani Damiani është i shëndetshëm dhe i lumtur.

"Ata dërgonin mesazhe të tilla si ‘ti duhet ta duash fëmijën, duhet t’i këndosh, duhet ta prekësh barkun që ai të të ndjejë, e mesazhe të ngjashme me këto”.

Ajo tha se ua ka rekomanduar këtë program miqve, po kështu edhe Damiani në mënyrën e tij. Mbi të gjitha, fjala e parë që ai shqiptoi ishte “mama”.
XS
SM
MD
LG