Lidhje

Pretoria kërkon shpjegime për komentet e Pres. Trump


Afrika e Jugut është vendi më i fundit që ka kërkuar shpjegime nga një diplomat amerikan lidhur me deklaratat vulgare që thuhet se ka bërë Presidenti amerikan Donald Trump lidhur me imigrantëve afrikanë dhe ata nga Haiti.

Zoti Trump habiti ligjvënësit në një takim të zhvilluar së fundmi në Shtëpinë e Bardhë mbi imigracionin. Sipas njoftimeve të shumta ai ka pyetur në takim se "pse të gjithë imigrantët në Amerikë vijnë nga vende të varfra dhe të pista?"

Po sipas njoftimeve Presidenti Trump tha se SHBA duhet të lejojë të vijnë më shumë njerëz nga vende si Norvegjia. Popullsia e Norvegjisë është kryesisht e bardhë ndërsa vendet si Afrika dhe Haiti e kanë popullsinë kryesisht me ngjyrë.

Departamenti i Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Afrikës Jugore (DIRCO), pritet të bisedojë sot me numrin dy të ambasadës amerikane në Pretoria lidhur me deklarata e Presidentit Trump.

Në një deklaratë të departamentit thuhet se "marrëdhëniet mes Afrikës së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara si dhe mes pjesës tjetër të Afrikës me Shteteve të Bashkuara, duhet të bazohen tek respekti dhe mirëkuptimi reciprok".

Sipas Departamentit të Shtetit diplomatët amerikanë në Haiti dhe Botsuana janë thirrur gjithashtu për të diskutuar lidhur me komentet e zotit Trump.

XS
SM
MD
LG