Rebelët kanë marrë nën kontroll një të tretën e Republikës Qendrore Afrikane gjatë muajit të fundit dhe sipas njoftimeve do të zhvillojnë bisedime me qeverinë në Libreville. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anne Look i hedh një vështrim nga kryeqyteti Bangui, koalicionit kryengritës Seleka, kërcënimi më i madh ndaj qëndrueshmërisë së vendit, që kur presidenti mori pushtetin në 2003 përmes një grushti shteti:
Fraksionet e tre grupeve kryesore kryengritëse në pjesën veriore të vendit kanë ngritur armët kundër qeverisë, duke kërcënuar Banguin. Rebelët morën nën kontroll dy qytete në pjesën qendrore të vendit pa luftime, vetëm disa ditë para se të fillojnë bisedimet e paqes në kryeqytetin e Gabonit, Libreville.
Koalicioni i kryengritësve quhet Seleka, që do të thotë aleancë në gjuhën locale Sango. Por analistët në Bangui thonë se aleanca është e brishtë dhe nuk është e qartë se kush bën pjesë në koalicion.
Abdoulaye Hissein është President i Kuvendit të Patriotëve për Drejtësi dhe Paqe, një lëvizje e kryengritësve në verilindje. Ai mohon që grupi i tij të jetë pjesë e Selekës.
“Zëdhënësit e Selekës dhe komandantët në terren nuk janë dakord për faktet. Si dikush, që ka luftuar kundër qeverisë, unë mendoj se e vetmja rrugë është dialogu”.
Zëdhënësit e Selekës kanë bërë deklarata kundërthënëse në media, edhe lidhur me pjesëmarrjen ose jo në bisedimet e paqes. Kjo është kryengritja e tretë në veri, që nga viti 2005, pas zgjedhjeve që e shndërruan Francois Bozizen nga udhëheqës të një grushti shteti në President.
Qeveria e tij ka nënshkruar disa marrëveshje paqeje me grupet kryengritëse. Seleka thotë se qeveria nuk i ka çuar në vend premtimet, konkretisht shpërndarjen dhe kompensimin e luftëtarëve kryengritës dhe integrimin e tyre në shoqëri. Radikalët kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Bozize, gjë që qeveria e kundërshton me force.
Grupi Ndërkombëtar i Krizave tha në vitin 2010 se udhëheqësit kryengritës ishin të përqendruar tek përfitimet personale, si poste të mira në qeveri dhe ushtri, gjë që minoi procesin e paqes. Nuk ka vlerësime të besueshme për peshën e Selekës.
Gjeneral Jean Felix Akaga, kreu i forcës shumëkombëshe afrikane, dislokuar në Damara, rreth 75 kilometra jashtë kryeqytetit, thotë se është e pamundur të dihet numri i forcave kryengritëse.
“Do të habitesha sikur edhe vetë kryengritësit ta dinin se sa janë”.
Analistët thonë se ofensiva e shpejtë e rebelëve, marrja nën kontroll e një të tretës së vendit në tre javë, nuk është edhe aq dëshmi e aftësisë së tyre ushtarake, sesa dobësisë së ushtrisë kombëtare dhe pranisë së saj të pamjaftueshme në pjesën më të madhe të territorit.
Qeveria thotë se rebelët kanë mbështetje të huaj, përfshirë luftëtarë të huaj nga Çadi dhe Sudani fqinjë. Këto pretendime nuk janë konfirmuar. Mes pakënaqësive të shprehura nga kryengritësit janë mungesa e zhvillimit në veri dhe lënia e tyre mënjanë në shoqëri.