Lidhje

Megjithë akuzat për përgjim, Bashkimi Afrikan zgjeron aleancën me firmën Huawei


Akuzat ishin eksplozive: Për pesë vjet, qeveria kineze kishte përgjuar komunikimet e Bashkimit Afrikan, shkruan korrespondentja e Zërit të Amerikës, Salem Solomon. Çdo natë, të dhënat transferoheshin nga kompjuterat në selinë e Bashkimit Afrikan në Adis Abeba të Etiopisë, në vende të panjohura të kontrolluara nga Kina, u thanë burimet anonime në Bashkimin Afrikan gazetarëve të "Financial Times" dhe gazetës franceze "Le Monde".

Kjo ndërhyrje ishte "mesa duket një nga depërtimet e paligjshme në të dhënat sekrete qeveritare, më afatgjata për të cilat jemi në dijeni", shkruante në korrikun e vitit të kaluar Danielle Cave, një analiste në Institutin australian për Politika Strategjike.

Në qendër të debatit ishte firma Huawei, gjiganti i teknologjisë kineze me lidhje të ngushta me Partinë Komuniste që kishte dhënë paisjet, kishte konfiguruar serverat dhe kishte trajnuar personelin e Bashkimit Afrikan.

Tani, udhëheqësit e Bashkimit Afrikan kanë vendosur të forcojnë lidhjet me kompaninë kineze në një kohë kur kritikat ndërkombëtare po intensifikohen.

African Union chief Moussa Faki gives a speech during the 25th Commemoration of the 1994 Genocide at the Kigali Genocide Memorial in Kigali, Rwanda, April 7, 2019.
African Union chief Moussa Faki gives a speech during the 25th Commemoration of the 1994 Genocide at the Kigali Genocide Memorial in Kigali, Rwanda, April 7, 2019.

‘Kanale indirekte’

Kur dolën akuzat për përgjim nga ana e kinezëve në fillim të vitit 2018, Moussa Faki, kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan dhe Hailemariam Desalegn, ish-kryeministri i Etiopisë, i mohuan kategorikisht akuzat. Të njejtën gjë bënë edhe zyrtarët kinezë.

Huawei i quajti akuzat "krejtësisht të pabazuara" dhe tha se "mohon me forcë" çdo pretentim për veprime të papërshtatshme.

Është ende e paqartë se çfarë informacioni është komprometuar dhe se pse qeveria kineze e konsideron atë me vlerë.

Por akuzat përputhen me kritikat që i janë bërë vazhdimisht Huaweit.

Në vitin 2012, Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin e cilësoi kompaninë Huawei një kërcënim të sigurisë kombëtare dhe paralajmëroi se kishte vjedhur pasuri intelektuale dhe mund të ishte duke përgjuar amerikanët përmes "kanaleve indirekte" që lejojnë qasje të paautorizuar tek të dhëna sekrete.

Presioni ndaj kompanisë u intensifikua muajin e kaluar, kur Departamenti amerikan i Tregëtisë e vendosi Huawein në "Listën e Entiteteve" duke ia kufizuar tregëtinë me partnerët amerikanë, pasi Presidenti Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv që ia ndalonte efektivisht kompanisë të vepronte në Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshje e re

Ndërsa kritikat rriten në gjithë globin, Huawei doli në skenë përsëri kur nënshkroi një marrëveshje me Bashkimin Afrikan për të zgjeruar partneritetet për një sërë teknologjish.

Thomas Kwesi Quartey, nënkryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan dhe Philippe Wang, nënpresident i Huaweit për Afrikën e Veriut nënshkruan një memorandum mirëkuptimi javën e kaluar në selinë e Bashkimit Afrikan në Adis Abeba të Etiopisë.

Marrëveshja është një shenjë solidariteti në një moment kritik për Huawein dhe ndoshta krijon një pengesë për marrëdhpnien mes Afrikës dhe Shteteve të Bashkuara në një moment kur po rritet antagonizmi mes ekonomive më të mëdha të botës.

Po ashtu zgjeron praninë e Huaweit në një treg me potencial të konsidrueshëm për rritje në vitet në vazhdim, pasi deri në mars, vetëm 36% e afrikanëve kishin qasje të qendrueshme në internet.

FILE - Microsoft Director, Mobility Windows Phone for Middle East and Africa, Gustavo Fuchs introduces the Huawei 4Afrika, a full functionality Windows Phone 8 pre-loaded with select applications designed for Africa in Lagos, Feb. 5, 2013.
FILE - Microsoft Director, Mobility Windows Phone for Middle East and Africa, Gustavo Fuchs introduces the Huawei 4Afrika, a full functionality Windows Phone 8 pre-loaded with select applications designed for Africa in Lagos, Feb. 5, 2013.

Lidhje të hershme

Huawei filloi për herë të parë aktivitetin e tij në Afrikë, në fund të viteve 1990, kur ndihmoi me ngritjen e rrjeteve celulare në dhjetra vende. Ekspertët vlerësojnë se Huawei ndërtoi pjesën më të madhe të infrastrukturës celulare në Afrikës, duke ndikuar në shumë sektorë, nga arsimi tek sistemi bankar tek shëndeyësia dhe qeveria.

Rrjetet e komunikimit që ka ndërtuar Huawei, shpesh me hua të financuara nga qeveria, nuk janë aq të dukshme sa projektet masive të infrastrukturës si urat dhe hekurudhat. Por ndikimi i tyre është po aq i rëndësishëm.

“Nga pikëpamja teknologjike, Kina nuk ka rivalë në Afrikë. Gjiganti i telekomunikacionit ka ndërtuar gjysmën e rrjeteve 4G në kontinent dhe shumicën e atyre 2G dhe 3G", shkruan Antoaneta Roussi, një gazetare e vendosur në Afrikën Lindore, në revistën Nature.

Me kalimin e kohës, lidhjet mes Afrikës dhe Huaweit vetëm janë forcuar.

Zgjatja e afatit këtë vit shënon marrëveshjen më ambicioze këtë vit.

Por konurrenca dhe relievi politik janë bërë më komplekse.

Google dhe Microsoft kanë ndërmarrë nisma të reja kërkimore dhe zhvillimi në gjithë Afrikën për të rekrutuar talentet e kontinentit dhe ndërtuar teknologji të sofistikuara.

Ndërkohë tensionet në rritje mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund t'i detyrojnë vendet afrikane që të zgjedhin se me kë krijojnë partneritete dhe nga ana tjetër shqetësimet për sigurinë nuk ka gjasa të zbuten.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG