Lidhje

Ahmadinexhad: Irani do të deklarojë arritje të reja në fushën bërthamore


Ahmadinexhad: Irani do të deklarojë arritje të reja në fushën bërthamore
Ahmadinexhad: Irani do të deklarojë arritje të reja në fushën bërthamore

Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad njoftoi sot se së shpejti Irani do të deklarojë arritje të reja në fushën bërthamore.

Zoti Ahmadinexhad foli sot në sheshin e famshëm Azadi ose Liria të Teheranit, gjatë një manifestimi me rastin e 33 vjetorit të revolucionit islamik të vendit.

Presidenti iranian nuk dha hollësi të tjera rreth punës në fushën bërthamore.

Perëndimi insiston se programi bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armës bërthamore, por Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shtuar sanksionet ekonomike ndaj Iranit për ta detyruar atë të kthehet në tryezën e bisedimeve për të diskutuar programin e tij bërthamor.

Zoti Ahmadinexhad përsëriti sot gadishmërinë e Teheranit për t’u angazhuar në bisedime me Perëndimin. Ai tha se sanksionet nuk do t’i japin fund programit bërthamor.

XS
SM
MD
LG