President i Iranit Mahmud Ahmadinejad lëshoi kritika të ashpra kundër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot duke thënë se ai është nën dominimin e disa qeverive.
Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ai tha se diskutimini në organizatën botërore është një “fyerje e madhe për të gjithë”.
Ai tha gjithashtu se e drejta e vetos nga disa vende dhe ajo që ai e quajti “monopolizim” i pushtetit e kanë bërë të pamundur për Këshillin e Sigurimit të mbrojë të drejtën e vendeve.
Irani është nën sanksionet e OKB-së për programin e tij të debatueshëm bërthamor.
Fuqitë botërore dyshojnë se Irani po kërkon të prodhojë armën bërthamore por Teherani thotë se synimet e tij janë paqësore.
Shtetet e Bashkuara e bojkotuan fjalimin e zotit Ahmadinexhad. Para se udhëheqësi iranian të fillonte fjalimin e tij, zëdhënësi i Misionit amerikan pranë Kombeve të Bashkuara, Eric Pelton u shpreh se Mahmud Ahmadinexhad po e shfrytëzonte këtë udhëtim për të përhapur një sërë teorish paranoiake dhe për të hedhur ofeza të neveritshme kundër Izraelit.
Po sot, presidenti i ri egjiptian Mohamed Morsi mbajti fjalimin e tij të parë në organizatën botërore.
Zoti Morsi theksoi se ai ishte udhëheqësi i pare I zgjedhur në mënyrë demokratike në vend dhe shtoi se erdhi në fuqi si rezultat i atij që e quajti “një revolucion të madh paqësor”.