Lidhje

Ahmeti, Gruevski mbi bashkëjetesën shumetnike


Partnerët e koalicionit qeveritar në Maqedoni, kryeministri dhe kryetar i partisë VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti u takuan sot për të biseduar lidhur me çështje që kanë të bëjnë me festimet e fundit në Shkup dhe në qytete të tjera të Maqedonisë për njëqind vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, që nga një pjesë e maqedonasve vlerësohet si provikim.

Të dy drejtuesit politikë, sipas një komunikate të përbashkët, vlerësojnë se bashkëjetesa shumetnike dhe shumëfetare ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e shoqërisë; se komunitetet duhet të reskeptohen, të njihen dhe të bashkëpunojnë.

Gruevski dhe Ahmeti u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin provokimet, dhe të mos shfrytëzojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare për qëllime të politikave ditore nga cilido faktor apo individ.

E ardhmja e Maqedonisë është në Evropën e Madhe të Bashkuar, dhe porositë që bien ndeshë me këtë, nuk pasqyrojnë pozitën e dy partive as rrugën për zhvillimin e vendit, theksojnë drejtuesit e pushtetit në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG