Lidhje

Airbender fiton 5 çmime Razzie si filmi më i dobët


Airbender fiton 5 çmime Razzie si filmi më i dobët
Airbender fiton 5 çmime Razzie si filmi më i dobët

Filmi me fantazi The Last Airbender fitoi mbrëmë 5 çmime Razzie, të cilat imitojnë çmimet Oscar por jepen për interpretimet më të dobëta në Hollivud.

Filmi Airbender, i cili flet për njerëz qçë mund të komandojnë zjarrin, ujin, ajrin, dhe tokën, fitoi çmimet kryesore për filmin më të keq, regjinë më të keqe dhe skenarin më të keq.

I xhiruar në format tridimensional, filmi ka arritur të fitojë më shumë se 300 milion dollarë nga shitja e biletave në të gjithë botën. Katër aktoreve kryesore të filmit Seksi dhe Qyteti, Sarah Jessica Parker, Kim Cattrall, Cynthia Nixon and Kristin Davis, iu dha së bashku çmimi si aktoret më të dobëta.

Ashton Kutcher mori çmimin si aktori më i dobët për rolet e tij në filmat Killers dhe Valentine's Day.

Jessica Alba mori çmimin Razzie si aktorja më e dobët në një rol të dytë në filmat The Killer Inside Me, Little Fockers, Machete dhe Valentine's Day. Ceremonia e çmimeve Razzies zhvillohet si zakonisht 24 orë përpara dhënies së çmimeve Oskars në Hollivud.

XS
SM
MD
LG