Lidhje

Aktivistët kinezë dëbohen nga Japonia


Një pjesë e aktivistëve kinezë të dëbuar nga Japonia, pasi ishin arrestuar nën akuzat e shkeljes së ligjeve japozeze të imigracionit, mbërritën në Hong Kong.

Pesë aktivistë dhe dy gazetarë televizivë u pritën me nderime të shumta, kur zbarkuan nga një fluturim prej Okinauas. Ata ishin pjesë e një grupi prej 14 shtetasish kinezë të cilët u arrestuan pasi kishin shkuar në një ishull që pretendohet si nga Tokio ashtu dhe nga Pekini.

Grupi udhëtoi për në ishullin që gjendet në Detit të Kinës Lindore të mërkurën, duke vendosur aty një flamur kinez dhe duke kënduar himnin kombëtar të vendit, para se të arrestoheshin dhe të akuzoheshin për shkelje të ligjeve japoneze të imigracionit.

Pekini kishte kërkuar që aktivistët të liroheshin pa kushte.
XS
SM
MD
LG