Lidhje

Aktivistët rusë, zgjedhja e Putinit, fyese


Një organizatë e grupeve aktiviste ruse nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të së dielës, duke e quajtur fitoren e Vladimir Putinit një “fyerje” për popullin rus.

Lidhja e Votuesve publikoi sot një deklaratë ku thekson se vëzhguesit e tyre kanë gjetur prova të shkeljeve dhe manipulimeve në vota. Grupi i aktivistëve bëri thirrje për një miting të ri e masiv të shtunën por shqetësimi i tyre është se protestat mund të veniten.

Shkrimtari dhe pjesëtari i lidhjes Boris Akunin u tha gazetarëve se ai pret një “stanjacion publik” dhe rënie të aktivizmit, duke shtuar se shumë njerëz ndjehen të mpirë mbas fitores së zotit Putin.

Komisioni rus i zgjedhjeve thotë se zoti Putin mori thuajse 64% të votave në votimet për presidentin e vendit i cili ka një mandat 6 vjeçar. Zyrtarët e zgjedhjeve kanë hedhur poshtë dyshimet dhe parregullsitë në votime. Zëdhënësi i zotit Putin gjithashtu nuk ka marrë parasysh shqetësimet e ngritura dhe tha se “çështja është mbyllur”.

XS
SM
MD
LG