Një aktore që shfaqet në filmin anti-mysliman, ka paditur regjisorin e filmit për mashtrim dhe shpifje.
Në padinë, e paraqitur dje në Los Angeles, Cindy Lee Garcia pohon se regjisori i filmit Pafajësia e Myslimanëve, Nakoula Basseley Nakoula, e mashtroi atë të besonte se po merrte pjesë në një film nga epoka e lashtë egjiptiane. Por dialogu origjinal u zëvendësua më vonë me zë të dubluar ku poshtërohet profeti Muhamed.
Garcia thotë se ka marrë kërcënime me vdekje pasi një version i shkurtër i filmit u publikua në internet dhe se nuk është në gjendje shoh familjen e saj nga frika se mund t’i dëmtojë.
Aktorja gjithashtu ka paditur kompaninë YouTube, dhe Google, duke pretenduar se kanë shkelur të drejtën e saj të privatësisë. Avokati i saj po planifikon që të kërkojë një vendim gjyqësor kundër filmit të enjten.