Lidhje

Afrikë e Jugut, 270 minatorë akuzohen për vrasje të kolegëve


Prokurorë të Afrikës së Jugut kanë akuzuar 270 minatorë për vrasjen e 34 kolegëve të qëlluar nga policia gjatë një greve - një vendim që disa Jugafrikanë e quajnë "çmenduri".

Autoritetet janë duke përdorur një ligj të paqartë, sipas të cilit njerëzit që ndodhen në turmë, ku është kryer krimi mund të ndiqen penalisht si bashkëpunëtorë. Ligji nuk është përdorur që nga aparteidi, i përfunduar gati 20 vjet më parë.

Prokurorët thanë se policia u detyrua të qëllonte kundër minatorëve, sepse grevistët sulmuan policinë me mjete të forta dhe thika.

Por disa ekspertë ligjorë në Afrikën e Jugut thonë se ata nuk mendojnë se gjykatat do të mbështesin akuzat për vrasje kundër minatorëve.

Punëtorë të një miniere platini pranë Johanesburg hynë në grevë gjatë këtij muaji, për të kërkuar pagesa më të larta. Dhuna shpërtheu kur zyrtarë të kompanisë i kërkuan policisë të ndërhynte për të shpërndarë grevistët.
XS
SM
MD
LG