Lidhje

Xhamia al-Aqsa në Jeruzalem në qendër të vëmendjes


Lutjet e së premtes në xhaminë al-Aqsa, po tërheqin më shumë vëmendje, pas ditëve të protestave të dhunshme lidhur me vendosjen e pajisjeve të sigurisë nga Izraeli.

Pas vendimit të Izraelit për t’i hequr pajisjet, demonstruesit festuan jashtë vendit të shenjtë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit.

Masat e sigurisë u ndërmorën si përgjigje ndaj një sulmi që ndodhi në 14 korrik nga persona të armatosur me kombësi arabe, të cilët vranë dy roje të policisë izraelite.

Duke refuzuar të kalonin përmes pajisjeve të sigurisë, besimtarët myslimanë në formë proteste, nisën t’i mbanin shërbimet e përditshme të lutjeve jashtë xhamisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG