Lidhje

Nju Jork, Al-Libi nuk pranon fajësinë


I dyshuari libian për terrorizëm Abu Anas al-Libi tha se nuk është fajtor për akuzat që e lidhnin atë me shpërthimet në dy ambasadat amerikane në Afrikën Lindore në 1998.
Al-Libi i cili dyshohet se është anëtarë i al-Kaidës të martën u paraqit në një gjykatë federale në Nju Jork ku deklaroi se është i pafajshëm. Ai u kap nga forcat speciale amerikane në Tripoli më 5 tetor dhe u mbajt në një luftanije amerikane deri të hënën kur ai arriti në Nju Jork.

Al-Libi, emri i plotë i të cilit është Nazih Abdul-Hamed al-Ruqai, ka qënë i paditur në Nju Jork për më shumë se një dekadë, për planifikimin e dyshuar të sulmeve në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani. Sulmet e vitit 1998 vranë më shumë se 200 njerëz, përfshirë 12 amerikanë.

I dyshuari ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së por familja e tij mohon që ai të ketë patur lidhje me al-Kaidën.

Zyrtarët e zbulimit e kanë marrë në pyetje al-Libin gjatë kohës që u mbajt në një luftanije amerikane.
XS
SM
MD
LG