Lidhje

Afganistan: Vritet një udhëheqës i al-Kaedës


Departamenti amerikan i mbrotjes njoftoi se falë një sulmi ajror kundër terrorizmit zhvilluar në fillim të këtij muaji në Afganistan është vrarë një udhëheqës i al-Kaidës.

Ai njihet si përgjegjës për një sulm vdekjeprurës në një hotel në Islamabad në vitin 2008 si dhe një tjetër sulm në 2009 të një autobusi që transportonte ekipin e kriketit të Sri Lankës, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes së SHBA.

Ndërsa konfirmuan vdekjen e Qari Yasin, zyrtarët amerikanë thanë se ai ishte një prej figurave kryesore terroriste në Pakistan, kishte lidhje me grupin taleban Tehrik-e dhe ishte organizator i sulmeve të shumta terroriste të al-Kaedës.

Sulmi ajror që çoi në vdekjen e tij u zhvillua më 19 mars në provincën Paktika të Afganistanit.

Në shtatorin e viti 2008 Yasin organizoi sulmin në hotelin Marriott në Islamabad ku u vranë me dhjetëra vetë, ndër viktimat dhe 2 pjestarë të shërbimit ushtarak amerikan.

Sulmi ndaj një autobusi në qytetin pakistanez Lahore vrau gjashtë policë pakistanezë dhe dy civilë dhe plagosi gjashtë anëtarët e ekipit kriket.

Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis tha në një deklaratë se “Vdekja e Qari Yasin është dëshmi se terroristët që diskretitojnë islamin dhe qëllimisht vënë nën shënjestër njerëz të pafajshëm, nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë ''.

XS
SM
MD
LG